Tiranë, arrestohet 65-vjeçari, akuzohet për shfrytëzim prostitucioni

15/04/2016 09:35

Policia e Tiranës ka ndaluar 65-vjeçarin Naim Cukaj, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se ka vazhduar të njëjtin aktivitet ilegal.

Sipas të dhënave të para, mësohet se i dyshuari e kishte kthyer një banesë në rrugën “Shyqyri Ishmi” në një bazë prostitucioni, ku është gjetur e mbyllur në një dhomë shtetasja M.C., 40-vjeç, banuese në Durrës.

Nga hetimet rezulton se kjo shtetase shfrytëzohej për qëllime prostitucioni pa deshirën e saj dhe nën presion duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj nga Cukaj për një periudhë kohore prej 1 muaj.

Sipas policisë, 65-vjeçari Cukaj i bënte presion dhe i çonte klient kësaj shtetaseje në këmbim të marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës prej 3 mijë lekë të rinj.

Mbi të ndaluarin rëndojnë akuzat për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA