Shkup, zgjerohet pakënaqësia ndaj Ivanov; protestat hyjnë në natën e katërt

15/04/2016 00:00

Numri i qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Gjorgje Ivanov, pas vendimit të tij për të falur politikanët nën hetim, po rritet çdo ditë.

Të premten, mijëra protestues kërkuan sërish tërheqjen e vendimit për amnisti dhe largimin e Ivanov nga funksioni i tij. Qytetarët e pakënaqur e thonë se pas vendimit skandaloz, Ivanov nuk mund të jetë përfaqësues i tyre.

“Ai nuk mund të jetë shpëtimtari im, e falënderoj por nuk dua të më shpëtojë ai. Shikoni këtë popull që është këtu, të gjithë janë kundër Ivanovit dhe ai nuk përfaqëson askënd nga ne”, thë një protestues.
“Diktatorin më të madh e kemi në pushtet. Le të gjykohet edhe Zaevi edhe Gruevski, por Gjorgje Ivanov nuk është ai që mund t’i falë. Ai nuk është presidenti ynë”, tha një tjetër.

Turmat e demonstruesve kanë marshuar në mënyrë të qetë rrugëve të Shkupit dhe kanë ndaluar para selisë së qeverisë, pasi policia nuk i lejoi të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit.

Ndërkohë, protesta janë zhvilluar edhe para selisë së partisë opozitare LSDM, ku u tubuan mijëra mbështetës të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ata kanë kundërshtuar vendimin e presidentit për të falur liderin e opozitës Zoran Zaev, ndërsa këtij të fundit i kanë bërë thirrje të mos i bojkotojë zgjedhjet e 5 qershorit. 

Top Channel