Mbajti me forcë 15-vjeçaren për bashkëjetesë, arrestohet 41-vjeçari
15/04/2016 10:30
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka detyruar një 15-vjeçare që të jetojë më të, duke kryer dhe marrëdhënie seksuale.
Martin Haxhija nga Durrësi, ishte shpallur në kërkim më 5 prill nga policia e Lezhës, në veprën penale të marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe shtrëngim ërpër të bashkëjetuar.
Duke ushtruar dhunë psikologjike, ai ka detyruar G. GJ, 15 vjeçe të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Top Channel