Maqedoni, zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor

15/04/2016 14:15

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Valjanovski, të premten edhe zyrtarisht i ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai ka firmosur vendimit që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor.

Përmes një njoftimi me shkrim, Veljanovski bën të ditur se menjëherë pas firmosjes, vendimin për shpalljen e zgjedhjeve e ka dorëzuar në KSHZ, ministrinë e Drejtësisë dhe në ministrinë e Brendshme.

Kryeparlamentari maqedonas beson se të gjitha partitë politike do të angazhohen që zgjedhjet të mbahen në një atmosferë të qetë dhe demokratike.
Partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE dhe ajo shqiptare BDI, zgjedhjet e 5 qershorit i shohin si zgjidhje për krizën e thellë politike në vend.

Nga ana tjetër opozita maqedonase ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, pasi vlerëson se ende nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje demokratike.

Partia opozitare shqiptare PDSH, apelon për eliminimin e parregullsive të deritanishme zgjedhore dhe kërkon përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë për zgjedhje demokratike, kurdo qoftë që të mbahen ato.

Top Channel