Korçë, aksidentohen me motor dy të rinj, humb jetën 24-vjeçari

15/04/2016 00:00

Një i ri ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Selenicë, në afërsi të Ersekës.

Aksidenti i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë vendit të quajtur “Ura e Selenicës”, ku sipas të dhënave A. L, rreth 19 vjeç dhe Malvin Lumani rreth 24 vjeç, banues në Qinam, Ersekë, duke drejtuar nga një mjet motor secili prej tyre, janë përplasur me një kalë dhe janë rrëzuar në një kanal.

Si pasojë e përplasjes, 24-vjeçari pasi është transportuar me urgjencë, si pasojë e plagëve dhe dëmtimeve të shumta, ka ndërruar jetë në Spitalin e Ersekës, ndërsa  A.L, 19 vjeç është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Korçës.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA