Manchester City-Real Madrid dhe Atlrtico Madrid-Bayern Munchen janë sfidat e fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, prej nga do të dalin edhe dy finalistët e këtij sezoni të cilët do të luftojnë për trofeun me “veshë të gjatë”.
Shorti që u hodh paraditen e së premtes në Nyon të Zvicrës, lë të hapur mundësinë e një finaleje të njëjtë sikurse në vitin 2014 kur për herë të parë u përballen dy skuadra nga i njëjti qytet, Real-Ateltico.
Megjithatë, Ronaldo do të rikthehet në Manchester dhe si një yll i United dhr do të bëjë të pamundurën për të eliminuar ish-kushërinjtë e urryer të Cityt.
Ndërkohë, Guardiola mund të përballet me ekipin e ardhshëm të tij, Cityn, në rast se skuadra e tij aktuale dhe ajo angleze mund të kalojnë edhe këtë fazë.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 26 dhe 27 prill, ndërsa ato të kthimit më 3 dhe 4 maj.
Top Channel