
Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e së premtes rreth orës 05:30 në rrugën kryesore të fshatit Golem në Shkodër.
Shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është bërë shpejtësia me të cilin po udhtonte mjeti ku ndodheshin dy viktimat.
Identiteti i personave që kanë humbur jetën ende nuk është bërë i njohur, por sipas të dhënave të para janë një djalë dhe një vajzë te moshës rreth 25-vjec që po udhëtonin me një automjet tip BMW me targë AA888MU.
Sipas policisë, automjeti ka humbur kontrollin e lëvizjes nga shpejtësia duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me murin e një magazine buzë rrugës.
Dy viktimat kanë ndërruar jetë brenda pak minutash si pasojë e plagëve të rënda që kanë marrë.
Top Channel