Rama: Mes Trump dhe Bashës zgjedh Bashën

14/04/2016 00:00

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në intervistën dhënë për CNN për Donald Trump ka ngjallur reagime të ndryshme në vendin tonë dhe në këto qëndrime më të ashpra kanë qenë ato të opozitës.

Vetë kryeministri u është përgjigjur këtyre reagimeve në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës në përfundim të takimeve me Barack Obaman dhe Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Besoj që ata që zgjedhin Trumpin para meje në Shqipëri, janë për t’u mëshiruar. Unë mes Bashës dhe Trump zgjedh Lulzim Bashën, pavarësisht se në të tjera rrethana nuk do ta zgjidhja kurrë. Është problem i Bashës që mes meje dhe Trump zgjedh Trumpin”, tha ai.

Top Channel