Investimet në Tiranë, mbyllet edhe “Nënë Tereza”. Hapet një rrugë e re

14/04/2016 00:00

Së shpejti do të mbyllet edhe sheshi “Nënë Tereza”, që do të kthehet për këmbësorët, ndërkohë që nga 10 qershori deri më 10 korrik do të kthehet në një zonë të preferuar për tifozët, që do të ndjekin kampionatin europian në ekrane të mëdha.

Për të lehtësuar trafikun është hapur për automjetet rruga e saporikonstruktuar pas Pallatit të Kongreseve.

“Le të pranojmë se, trafiku që vinte nga sheshi ‘Ëilson’ në drejtim të bulevardit, që donte të kalonte te rruga e Elbasanit, pra në një arterie tjetër kryesore të Tiranës, kishte dy mundësi: ose një rrotullim pa sens te sheshi ‘Nënë Tereza’, ku s’banon asnjëri dhe ishte një rrotullim bosh vetëm për të shkuar në rrugën e Elbasanit; ose siç e keni parë kur ne mbyllim sheshin ‘Nënë Tereza’, i gjithë trafiku zhvendosej midis Kryeministrisë dhe Hotel Rogner. Kjo është arsyeja pse hapja e kësaj artierieje siguron që, kush vjen nga pjesa jugore e qytetit apo nga ‘Ëilson’ shkon drejtpërdrejt në pjesën veriore nëpërmjet kësaj rruge, në rrugën e Elbasanit. Jemi siguruar që të gjithë investimet e reja të bashkisë nga kur kemi marrë detyrën të kenë një pistë të dedikuar biçikletash”, u shpreh Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Ndërkohë që një tjetër projekt i bashkisë është krijimi i 500 vendparkimeve për biçikleta pa pagesë, në pika të ndryshme të qytetit, me qëllim nxitjen e pedalimit për qytetarët.

Top Channel