Foto ekskluzive, Rama hyn në Shtëpinë e Bardhë

14/04/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për takimin zyrtar me Presidentin Obama dhe zv.presidentin Joe Biden.

Këto janë fotot e shkrepura nga momenti i hyrjes së kryeministrit shqiptar në Shtëpinë e Bardhë, shkrepur nga gazetari i Top Channel, Sokol Balla.

Për vizitën në SHBA dhe takimin me Obaman, kryeministri Rama do të flasë këtë të enjte në Top Story direkt nga Uashingtoni. Kryeministri do të flasë nga Shtëpia e Bardhë për vizitën, takimin, Obamën por edhe Donald Trump, fenë në shkolla, reformën në drejtësi dhe ciklin e ri të marrëdhënieve të reja të së majtës dhe të atij me Uashingtonin.

Më herët këtë takim e përshëndeti edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ai tha përmes faqes zyrtare të ambasadës së Uashingtonit në vendin tonë se “ndjehej i lumtur për këtë takim”.

“Kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi”, është shprehur Lu.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel