Shkodër, arrestohet polici trafikant

13/04/2016 00:00

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MPB arrestoi mbrëmjen e kaluar punonjësin e policisë Zef Mirashi, 49 vjeç, duke transportuar një sasi lënde narkotike. 

Mirashi, i cili mbante gradën nënkomisar, ishte me detyrë Komandant i Postës së Policisë së Vermoshit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Shkodër. 

Shërbimet e SHÇBA-së e kishin nën vëzhgim oficerin e policisë, pasi kishin siguruar të dhëna për përfshirjen e tij në aktivitet kriminal dhe e ndaluan mbrëmë teksa po transportonte me mjetin e tij rreth 10 kg lëndë narkotike kanabis, nga Vermoshi drejt Shkodrës.

Top Channel