Rrjet prostitucioni në Durrës, 14 persona të ndaluar

13/04/2016 00:00

14 persona janë ndaluar nga prokuroria e Durrësit, si pjesë e një rrjeti prostitucioni, që zhvillonte aktivitetin në zonën e Plazhit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se 10 prej të ndaluarve janë femra dhe 4 meshkuj, njëri prej të cilëve pronar hoteli dhe të tjerët tutorë. Mbi ta rëndojnë akuzat e “përdorimit të ambjenteve për prostitucion” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.

Nga operacioni i koduar “Arkidea” është evidentuar se, në hotelin që administrohej nga shtetësja me inicialet S. S, në vendin e quajtur ish-tregu i makinave në Plazh Durrës, ushtronin prostitucion 10 femra, të cilat pasi siguronin klientët në ambiente të ndryshme dhe binin dakord për pagesën, që varionte nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë të reja, i drejtonin ata për tek ambjentet e brendshme, me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Këto vajza kishin rënë dakord me menaxheren që do t’i jepnin gjysmën e pagesës së rënë dakord me klientin, për të përdorur dhomat e hotelit. Në momentin që vajzat hipnin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, shtetasja S. S. qëndronte jashtë, e ulur në një tavolinë, me qëllim që të kontrollonte lëvizjet e tyre dhe personave të tjerë, e ndihmuar këtu nga dy tutorët.

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë, personat e arrestuar janë:

Veniamin Kume, 55 vjeç, banues në Durrës, pronar hoteli dhe tutor;

Elidion Xhambazi, 43 vjeç, banues në Durrës, tutor;

Altin Bukri, 34 vjeç, banues në Durrës, tutor dhe ka trafikuar një femër në Itali;

Artur Nikolli, 19 vjeç, banues në Durrës, recepsionist i hotelit të shtetasit Veniamin Kume, i cli u merte lekët klientëve dhe gjithashtu i’u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

D.D. 28 vjeçe, banues në Durrës;

S.S. 59 vjeçe, banuese në Durrës, pronare hoteli;

D. GJ. 50 vjeçe, banuese në Durrës;

R.C. 31 vjeçe, banuese në Durrës;

M.K. 37 vjeçe, banuese në Durrës;

S.R. 34 vjeçe, banuese në Durrës;

A.J. 30 vjeçe, banuese në Durrës;

A.M. 23 vjeçe, banuese në Durrës;

E.SH. 35 vjeçe, banuese në Durrës;

E.B. 24 vjeçe, banuese në Durrës.

Ndërkohë, 15 shtetas të tjerë, shumica e të cilëve klientë të prostitutave, do të procedohen në gjendje të lirë në kuadër të vijimit të hetimeve.

Top Channel