Rama në Këshillin e Atlantikut: Zgjerimi i NATO-s rrit sigurinë në Ballkan

13/04/2016 18:20

Kryeministri Edi Rama për më shumë se 60 minuta mbajti një fjalim në Këshillin e Atlantikut të Veriut në Uashington, nga ku shpalosi pikëpamjet e Shqipërisë për sigurinë në rajonin e Ballkanit.

“Ne jemi shumë të kënaqur për ftesën që iu bë nga NATO Malit të Zi. Është diçka e rëndësishme, pasi do të bëjë rajonin më të fortë dhe më të sigurt, pasi nuk duhet të harrojmë se për herë të parë, gjatë viteve të fundit, në rajon ne duhet të përballemi edhe me aktorë të tretë që nuk ishin në rajon pesë vjet më parë. Aktorë si ISIS dhe islami radikal nga njëra anë dhe Rusia nga ana tjetër. Janë aktorë të tretë shumë të interesuar, të cilët e shohin rajonin si shumë strategjik”, deklaroi Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me të ftuarit, kryeministri u pyet për pritshmëritë dhe çështjet që do të diskutohen në takimin e së enjtes me presidentin Barack Obama.

“Është shumë i rëndësishëm fakti që ne kemi tani një marrëveshje të përbashkët e të dakordësuar të bashkëpunimit strategjik, për të cilën punojmë bashkë. Jemi shumë të interesuar për të zhvilluar një marrëdhënie me FBI-në, për të forcuar forcat tona të sigurisë në terma sigurie, në kapacitete hetimore dhe për të qenë më të përgatitur për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe çdo veprimitari të jashtëligjshme, që ka dëmtuar shumë aspiratat e Shqipërisë gjatë këtyre dy dekadave e më shumë”, nënvizoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA