Përmet, ndalohen 7 refugjatë sirianë tek dogana e Tre Urave

13/04/2016 00:00

Në doganën e Tre Urave, në Përmet, pasditen e sotme janë shfaqur 7 refugjatë sirianë të cilët kishin ditë që ecnin në këmbë.

Ata janë ndaluar nga policia kufitare në këtë pikë dhe iu është dhënë ndihma e parë për shkak se kishin ditë të paushqyer.

Më pas policia i ka transportuar shtetasit sirianë, të cilët kishin ardhur nga Greqia, për në Gjirokastër.

Atje ata kanë kërkuar të rikthehen vullnetarisht në Greqi dhe janë dërguar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Top Channel