Paloka: Kushti i vetëm ndaj mazhorancës, Kushtetuta

13/04/2016 14:40

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, deklaroi se kushti i vetëm që opozita ka ndaj mazhorancës për reformën në drejtësi është respektimi i Kushtetutës.

“Nesër marrim vendimin për pjesëmarrjen në komisionin e reformës në drejtësi, pasi Parlamenti duhet të dërgojë nesër në Gjykatën Kushtetuese mandatin e dy deputetëve të mazhorancës dhe të votojë ngritjen e komisionit hetimor të CEZ-it”, tha Paloka.

Deputeti demokrat shtoi se vetëm pas votimit, PD-ja do të marrë vendimet për veprimet e mëtejshme.

Top Channel