Gjosha në Amsterdam për menaxhimin e krizës së refugjatëve

13/04/2016 12:20

Menaxhimi i krizës së refugjatëve ishte tema e ditës në takimin e ministrave dhe sekretarëve të shtetit për çështjet europiane, të zhvilluar në Amstërdam. Në këtë takim ishte e pranishme dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Gjatë bisedës theksi u vu në bashkëpunimin e të gjitha vendeve me një program të përbashkët për të adresuar problematikat dhe për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar.

Tregu i përbashkët europian, gjetja e mundësive te reja për krijimin e vendeve të punës, mirëqeverisja dhe transparenca në secilin nga vendet anëtare dhe vendet që aspirojnë të jenë pjesë e Europës se Bashkuar, ishin gjithashtu tema të rëndësishme diskutimi. 

Ministrja Gjosha, takoi shumë nga Ministrat e Çështjeve Europiane dhe Sekretarët e Shteteve  duke bashkëbiseduar dhe ndarë me ta besimin se Projekti Europian, është një  model i suksesshëm  që do të provojë edhe njëherë  se i bën ballë problemeve dhe krizave.

Top Channel