Interpol Tirana në bashkëpunim me kolegët spanjollë kanë bërë të mundur ditën e sotme ekstradimin nga Madridi të jë shtetasi shqiptar, të dënuar në mungesë me 25 vjet burg për një seri krimesh të rënda.
Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së Interpolit, bëhet fjalë për shtetasin Vladimir Peqini, 51 vjeç nga Elbasani, një personazh i njohur i botës lokale të krimit.
Sipas njoftimit, më 20 shtator të vitit 1999, Peqini është dënuar në mungesë për “pjesëmarrje në bandë të armatosur”, “vrasje me paramendim”, “vrasje me paramendim të mbetur në tentativë” dhe “asgjësim të kufomës”.
Peqini rezulton të ketë qenë anëtar i një prej bandave të shumta që tronditën rendin publik në qytetin e Elbasanit pas trazirave të vitit ’97.
Top Channel