Basha në Cërrik: Efekti i uljes së taksave, 1 miliard euro në ekonomi

13/04/2016 15:40

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka prezantuar platformën e opozitës para banorëve të Cërrikut. Ai tha se efekti i uljes së taksave parashikon 1 miliardë euro në ekonomi, dhe minimalisht 25 mijë vende të reja pune vetëm vitin e parë.

“Investitorët gjermanë që janë këtu po fillojnë të mbyllin bizneset, po fillojnë të nxjerrin nga puna më shumë shqiptarë. Ata që planifikonin të vinin, nuk vijnë. Shqipëria është e 19-ta në listën e rajonit. Shteti nesër nen drejtimin tim, me votën dhe besimin tuaj do të të mendojë dhe do të përpiqet për një dhe vetëm një objektiv madhor, punësimin në tërësi dhe punësimin e të rinjve në veçanti. Hapi i parë, ulja e taksave. Efekti, 1 miliardë euro në ekonomi. 1 miliardë euro në ekonomi janë minimalisht 25 mijë vende pune vetëm vitin e parë”, është shprehur Basha.

Varfëria , papunësia, rënia e fuqisë blerëse, ilaçet e skaduara kanë qenë disa nga shqetësimet që banorët e Cërrikut i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Top Channel