Doni shumë të bëni një tatuazh por keni frikë se nuk do t’ju pëlqejë? Ky aplikacion do ju ndihmojë të largoni çdo dyshim para se të vendosni tatuazhin që do të bëni.

Pajisja e zgjuar, dhe falas, përdor pamje nga realiteti dhe mund të shihni tatuazhin në lëkurën tuaj, në kohë reale. InkHunter është krijuar nga Oleksandra Rohachova, të jep mundësinë të zgjedhësh një tatuazh nga libraria, apo të pikturoni një vetë, që më pas kalon në lëkurën tuaj me magjinë e teknologjisë.

Më pas ju keni mundësinë ta vendosni, rivendosni, ti ndryshoni përmasat tatuazhit etj., para se të vendosni të shkoni në një ekspert tatuazhësh. Oleksandra thotë se aplikacioni ekziston prej një viti por versioni i ri i tij është bërë i vlefshëm këtë të hënë, duke dhënë më shumë mundësi zgjedhje.

Ajo thotë se aplikacioni ka pasur 200 mijë shkarkime, 150 mijë prej të cilave vetëm muajin e kaluar.

Top Channel