Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, reagon sërish Rama: Gjykatësi fillestar në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegët në Greqi
Presidenti Bujar Nishani ka njoftuar se ata që janë të interesuar për t’u emëruar si gjyqtarë kushtetues, të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit.
“Në vijim të komunikimit të datës 31 mars 2016, për fillimin e procedurave për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, si dhe në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, njoftohen të gjithë subjektet e interesuara që kanë paraqitur kërkesat e tyre për t’u emëruar si gjyqtarë kushtetues, brenda datës 8 prill 2016, të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës”, lexohet në njoftimin e Presidentit.
“Formulari i vetëdeklarimit të plotësohet sipas modelit të miratuar me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe të dorëzohet brenda 10 ditëve. Refuzimi për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, ose mosparaqitja e tij përbën shkak për mosemërim në funksionin publik”, shtohet në njoftim.
Top Channel