Edhe një tjetër i hyn rrugës së Kimit

12/04/2016 00:00

Ka punuar shumë për të pasme të tilla dhe do të ishte mëkat nëse nuk do ia shikonim. Për këtë arsye, Brandi Glanville ka postuar në Instagram një foto ku pozon vetëm me tanga dhe ka falenderuar Kim Kardashianin për faktin se ka bërë që këto foto të jenë tashmë mëse normale.

43-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve dhe yll i “Real Housewives of Beverly Hills”, shkroi: “Më pëlqen shumë që Kim Kardashiani tregon se edhe ne nënat me fëmijë jemi seksi”.

Më tej, ajo i përgjigjet paraprakisht atyre që do e shajnë për këtë foto: “Jam e përgatitur për kritikat. E kam marrë bekimin e familjes për foton. Zero filtra dhe zero photoshop“.

FOTO GALERI
1/4
Të pasmet e Brandi Glanville

Top Channel