Elbasan, eksploziv në derën e shtëpisë
11/04/2016 00:00
Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në derën e jashtme të një shtëpie.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, ku një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në banesën e E. R, 62 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit, ka patur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar vetëm porta prej hekuri. Policia, po punon për përcaktimin e lëndës plasëse dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel