Gjetja dhe sekuestrimi i 50 kg kanabis sativa ka çuar në pranga 3 shtetas nga fshati Gramëz i Krujës.
Operacioni i koduar me emrin e fshatit u organizua në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga specialistët e Antidrogës së Durrësit dhe mundësoi arrestimin në flagrancë të kushërinjve Fran Caka, 62 vjeç, Artan Caka, 37 vjeç, dhe Xhevalin Caka, 40 vjeç, si dhe shpalljen në kërkim të dy shtetasve të tjerë për prodhim e shitje narkotikësh.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre, si dhe në automjetin tip BMW të Artan Cakës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, përveç sasisë prej 50 kg të lëndës narkotike, edhe një armë gjahu pa leje, një gjerdan me 6 fishekë, automjeti, një motoçikletë dhe 6 telefona celularë.
Top Channel