Shkodër, sekuestrohen 21 kg kanabis sativa

09/04/2016 11:25

21 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Shkodrës. Sasia e drogës është gjetur në një çantë sportive në zonën e quajtur “Hidrovori”, pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në një çantë sportive janë gjetur 20 pako me peshë totale 21 kg e 200 gram kanabis sativa. Policia po punon për identifikimin e poseduesin e lëndës narkotike, në akuzën e trafikimit të drogës.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta