Ndalimi i gjuetisë, Qeveria shpjegon zgjatjen e moratoriumit

09/04/2016 00:00

“Ne kemi ndërmarrë një nismë tjetër për ta shtyrë moratoriumin me 5 vite”, tha Kledi Xhaxhiu, zv.ministër i Mjedisit.

Përjashtim do të bëjnë rastet e shtimit të specieve përtej asaj që nga ekspertët cilësohet si “ekuilibër natyror” dhe ato për arsye studimore.

“Le të marrim rastin e rritjes së popullatës së derrit të egër, por kjo shkakton dëmtime të konsiderueshme. Mund të lejohet në varësi të këtij ligji gjuetia vetëm për këtë lloj specie”, vijoi Xhaxhiu.

Por, për Federatën e Gjuetarëve, që ka kundërshtuar përmes protestash moratoriumin duke deklaruar se do ta çojë në Kushtetuese, kjo nuk mjafton.

“Zonat që ne mund të na i japë Ministria e Mjedisit janë fushat e Lushnjës, Fierit Maliqit, fushat e Zadrimës”, deklaroi Piro Buhaljati nga Federata e Gjuetarëve.

“Për cdo ligj ka vazhdimisht kundërshtime dhe kjo është e pritshme, por ne nisemi nga fakti se moratoriumi ka qenë i suksesshëm”, u shpreh Xhaxhiu.

Përcaktimi i zonave ku mund të lejohet gjuetia sipas rregullave dhe ligjeve të shtetit, duke përjashtuar këtu lagunat si “zona të mbrojtura”, do të ishte sipas federatës, një zgjidhje e mirë për të kënaqur si pasionantët e këtij sporti, ashtu edhe natyrën.

“Gjuetarëve tanë që janë 70-vjeç t’ju heqësh edhe 5 vjet të tjera është e barabartë sikur i ke marrë 5 vjet nga jeta”, përfundoi Buhaljati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA