Tiri dhe Lorenci në finalen e “The Voice”

08/04/2016 00:00

Tiri Gjoci dhe Lorenc Hasrama janë finalistët e edicionit të pestë të “The Voice of Albania”.

Pas performancave të tyre në gjysmëfinale, publiku nga Shqipëria dhe Kosova ishte ai që vendosi për dy konkurrentët e trajnerit Sidrit Bejleri.

Ina, Lorenci, Tiri dhe Elbuni performuan nga dy këngë në një gjysmëfinale me shumë emocione dhe ku u përcaktuan edhe finalistët që do garojnë për trofeun e këtij viti.

Një formulë e re gare në këtë edicion të pestë, ku për herë të parë konkurrentët u kryqëzuan në duele, përtej skuadrave të tyre, me një short të hapur.

Në skenën e “The Voice” u ngjit edhe artisti Ledri Vula, si i ftuar special i mbrëmjes.

FOTO GALERI
1/11
Tiri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA