
Bashkia e Tiranës ka hapur pasditen e së premtes seancën e diskutimeve me ekspertët për planin rregullues të kryeqytetit.
Në fjalën e tij, kryetari Erion Veliaj ka deklaruar se, “lejet e ndërtmit kanë zënë një pjesë të vogël të planit tonë, pasi do t’i lihet vend urbanizimit”.
“Nuk zhbëjmë dot atë që është bërë deri tani, por do të rijetëzojmë zonat që sot vuajnë gabimet. Synimi i planit për Tiranën është të çojmë shërbimin aty ku duhet”, ka thënë Veliaj.
Kryebashkiaku ka nënvizuar se, “duhet të jemi kreativë dhe të përballojmë nevojën për infrastrukturë sociale”. Sipas tij, “edhe qyteti i Barcelonës ka pasur probleme të ngjashme me zonat periferike të Tiranës”.
Më tej ai është shprehur i hapur për ide për të bërë sa më funksional sheshin Skëndërbej, ku aktualisht po punohet për ristrukturimin e tij.
Top Channel