Nishani në Prishtinë, kokë më kokë me Thaçin

08/04/2016 17:30

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë sot në ceremonitë zyrtare të inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, që u organizuan në Prishtinë.

Pas ceremonive dhe urimeve, presidenti zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me homologun Thaçi, të cilit i uroi suksese për përmbushjen e angazhimeve presidenciale.

Kreu i shtetit shqiptar shprehu bindjen se gjatë mandatit presidencial të zotit Thaçi, arritjet e deritanishme të Kosovës, si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar, do të përmirësohen edhe më shumë.

“Kosova dhe shoqëria e saj, por edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, kanë nevojë për më shumë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, u shpreh Nishani.

Dy presidentët diskutuan edhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në dobi të dy shteteve dhe qytetarëve të tyre.

Duke vlerësuar partneritetin strategjik mes dy shteteve, Nishani shprehu mbështetjen e fuqishme të institucioneve të Shqipërisë për anëtarësimin e mëtejshëm të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta