
Kreu i OSHEE-së së Kurbinit, Luk Tona është ndaluar nga policia gjatë aksionit “Lux”, ku u sekuestruan një numër i madh automjetesh luksoze.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Tona nuk është një ndër krerët e rrjetit të trafikantëve, por është futur nga pika doganore e Malit të Zi me një nga automjetet e vjedhura të bllokuara tashmë nga policia.
Tona ka rezultuar të jetë futur me këtë automjet vitin e shkuar. Gjatë marrjes në pyetje ai është deklaruar i pafajshëm dhe e ka orientuar grupin e hetimit tek personat ku ka marrë një prej automjeteve.
Prokuroria do të vazhdojë ta ketë atë në listën e të dyshuarve në lidhje me këtë ngajrje, pavarësisht se pritet që për të të kërkohet “detyrim paraqitjeje” në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë që do të zhviillohet të dielën.
Por Partia Demokratike për Luk Tonën bëri një deklaratë publike. Ajo denoncoi se drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në Kurbin është arrestuar si kreu i një grupi kriminal që trafikonte makina dhe ky fakt, sipas saj, ishte fshehur.
Top Channel