Imazhe të reja mbresëlënëse të Tokës dhe Hënës, NASA publikon të gjitha fotot nga misioni Artemis II
Pajisjet me sistemin operativ Android të Google vazhdojnë të fitojnë kuotë në tregun botëror, duke u shkëputur nga Apple dhe Windows Phone. Kështu bëjnë të ditur të dhënat e tremujorit të shoqërisë Kantar.
Suksesi i Android nuk është vetëm në Europë por edhe në Kinë me +3.4 %, dhe SHBA +3.3%.
ndërsa pajisjet iOS të Apple regjistrojnë një rënie të lehtë në SHBA me -0.5% dhe rënië më domethënëse në Kinë, me -3.2 % dhe Europë -1.8%.
Windows Phone dhe 10 Mobile vazhdon të humbasë terren në treg në gjithë linjën e saj, me një rënie më të thellë se Apple, -4.2 % në Europë dhe-2.2 % në SHBA.
Sipas analizës së Kantar del një e dhënë interesante për Apple; në SHBA shifra mesatare e shpenzuar për një smartphone në tremujor ka qënë 352 dollarë, një rast i mirë për kompaninë e Kupertinos të zgjerojë kuotat në treg me daljen e iPhone SE, të prezantuar në 21 mars, që kushton më shumë se kjo shifër.
Top Channel