Adoleshenti me pistoletë “stilolaps” në shkollë, plagos një person

08/04/2016 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” në qytetin e Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij.

Policia e Fierit ka bërë të ditur se është arrestuar shtetasi G.D, 17 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka plagosur rëndë me armë nga pakujdesia shtetasin P.Sh, banues në lagjen “Liri” , i cili ka shkuar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale, policia i ka sekuestruar 17-vjeçarit një armë zjarri pistoletë ( tip stilolaps), në dukje artizanale, me të cilën dyshohet se ka kryer ngjarjen.

Top Channel