“Ti Raporton”,  40-vjeçari i pajetë në shkallët e stadiumit

07/04/2016 00:00

Mikel Selmani, 40 vjeç nga Orikumi, humbi jetën një ditë më parë në shkallët e stadiumit të Vlorës, pas ndeshjes Flamurtari- Kukësi.

Në “Ti Raporton” qytetarët kanë dërguar një video të personit të pajetë në shkallët e stadiumit, e më pas mbërritjën e policisë dhe ambulancës.

Selmani ka qenë duke zbritur shkallët, ndërsa ka rënë me kokë. Kanë qenë më shumë se 20 shkallë ku 40-vjeçari ka rënë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës, por nga plagët e mara në kokë nuk ka mundur të mbijetojë.

Top Channel