Arrest shtëpie për Jurgen Kurtin, daja i tij mbetet në burg
07/04/2016 10:10
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike për Jurgen Kurtin, 23-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e të atit disa ditë më parë.
Ndërsa për dajën e tij, Leonard Ristani, masa e arrestit është dhënë në spital, ku ka marrë arrest me burg.
Jurgen Kurti dhe daja i tij janë autorët e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçarit Artur Kurti, tri ditë më parë në Tiranë. Policia tha se konflikti ka ardhur pas disa zënkash në jetën bashkëshortore të viktimës. Ende nuk dihet pse viktima sulmoi me thikë kunatin dhe të birin.
Top Channel