Izraeli u lejua të marrë pjesë në Eurovision 2026, nis bojkotimi nga disa shtete
Kandidati republikan për presidencën amerikane, Ted Cruz, ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në parapraket në Uiskonsin, duke i komplikuar punët manjatit Donald Trump në qëllimin e tim për t’u kandiduar.
Trump vazhdon të udhëheq garën republikane, por ekziston frika se ai nuk do të mund të ketë numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të siguruar nominimin e partisë.
Kundërshtarët e miliarderit njujorkez shpresojnë që Trump të mos kapë 1237 delegatë që e mbështesin dhe në këtë pikë do të hynte në lojë mekanizmi që kandidati do të zgjidhej prej drejtuesve të partisë, pavarësisht numrit të delegatëve që e mbështesin, dhe kjo do të favorizonte Cruz, pasi Trump nuk gëzon mbështetjen e udhëheqjes republikane.
“Sonte është pika e kthesës -u shpreh Cruz përpara turmës- ne po fitojmë sepse kemi arritur të bashkojmë Partinë Republikane”.
Ndërkohë, në garën e demokratëve, mediat amerikane raportojnë për një fitore të Bernie Sanders ndaj Hillary Clinton në shtetin e Uiskonsinit.
Top Channel