Kurbin, vrau bashkëfshatarin për çështje prone, arrestohet 69-vjeçari

06/04/2016 17:45

Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Kurbinit kanë vënë në pranga shtetasin Tom Lala, i shpallur në kërkim pak ditë më parë për vrasjen e një personi.

Më datë 2 shkurt të këtij viti, Lala, 69 vjeç, vrau me armë gjahu shtetasin me inicialet M.N, në fshatin Gallatë për motive pronësie.

Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “vrasjes me paramendim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA