Korrupsion me aktet e kontrollit, ndalohen tre inspektorë të IQT

06/04/2016 00:00

Tre inspektorë të Inspektoratit Qëndror Teknik janë në hetim nga prokuroria e Tiranës për korrupsion pasiv dhe shpërdorim të detyrës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë ndaluar Sandër Prenga, Dorjan Flamuraj dhe Alton Kasembi.

Hetimet për këta persona kanë nisur pas dyshimeve të policisë se punonjës të IQT-së kryenin kontrolle fiktive dhe nuk raportonin shkeljet e konstatuara, në këmbim të parave.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria regjistroi procedimin penal dhe nisi hetimet. Për shkak të kompetencave që punonjësit e kësaj drejtorie kanë, të cilët e shtrijnë veprimtarinë e tyre në të gjitha subjektet që tregetojnë  hidrokarbure të ndryshme, gjatë kontrollit që ata ushtrojnë, kostatojnë parregullesi në dokumentacion e subjekteve dhe në cilësinë e hidrokarbureve dhe këto kostatime ata nuk i paraqitin në aktet e kontrollit.

Ata kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga ana e administratorëve të subjekteve,  shuma që variojnë nga 20.000 deri në 50.000 lekë, në varësi të shkeljeve te kostatuara.

Top Channel