Drejtonte në gjendje të dehur, arrestohet shoferi i autobusit
06/04/2016 13:30
Policia Rrugore e kryeqytetit ka vënë në pranga një shofer autobusi i cili u kap teksa drejtonte mjetin e transportit publik në gjendje të dehur.
Shoferi i arrestuar është i linjës së Tiranës së Re, ndërsa pas testit të alkoolit me pajijsen speciale, rezultoi në masën 0.7 %, sasi kjo shumë e lartë dhe tej normave të lejuara.
Kohët e fundit rrugorët e Tiranës kanë shtuar kontrollet për drejtuesit e mjeteve të tranportit publik si dhe automjeteve që transportojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte.
Në jo pak raste drejtuesit e mjeteve të tranportit publik janë përfshirë në aksidente duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Top Channel