Referendumi në PS, Blushi: Nuk do të marr pjesë, listat do trukohen

05/04/2016 13:00

Deputeti socialist Ben Blushi ka dekaruar se nuk do të marrë pjesë në referendum e 9 prillit, në Partinë Socialiste.

Z. Blushi tha se listat do të trukohen, ndërkoh që askush nuk ka të drejtë të bëj fushatë. “Listat do trukohen, askush nuk ka të drejtë të bëj fushatë. Askush nuk e di shifrën e saktë të anëtarësisë”, tha Blushi.

Deputeti socialist kërkoi më herët të zhvillohet gara për kryetarin e Partisë. Ndërkaq, pak ditë më parë, u zbulua edhe pyetja që do të jetë në referendumin e 9 prillit.

“Kur PS është në qeveri dhe kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”, do të kërkojë votën pro ose kundër të anëtarësisë.

Top Channel