Kina çensuron aksesin tek “Dokumentet e Panamasë”

05/04/2016 11:10

Autoritetet në Kinë kanë çensuruar aksesin ndaj informacioneve mbi skandalin e njohur si “Panama Papers”, që përmbajnë materiale për përfshirje në afera financiare ilegale për politikanë të lartë kinezë, në detyrë ose në pension, përfshirë presidentin Xi Jinping.

Për rrjedhojë, në vendin aziatik është e pamundur të hapen lajmet në internet dhe rrjetet sociale që përmbajnë fjalët “dokumentet e Panamasë”.

Vetëm disa prej këtyre lajmeve mund të lexohen, por në këto raste nuk ka gjurmë të politikanëve kinezë, por flitet kryesisht për futbollistin Leo Messi dhe personazhe të tjera.

Ndërkohë, tabloidi “Global Times” përmban një editorial ku thuhet se, objektivat kryesorë të skandalit janë kundërshtarët e Perëndimit, sidomos presidenti rus Vladimir Putin, pa përmendur fare përfshirjen e prezumuar të politikanëve kinezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA