Bulqizë, aksidentohet një minator në një minierë private
05/04/2016 16:45
Shembja e një materiali në minierë ditën e martë në Bulqizë ka lënë të plagosur një minator.
Mësohet se minatori që ka mbetur i plagosur është shtetasi Urim Sula, i cili është dërguar në spitalin e Peshkopisë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në një minierë private në zonën 41.
Top Channel