Brezi i ri i terroristëve. Studiuesit: Janë rreth të 20-ve, vendimin e marrin papritur

05/04/2016 00:00

Sulmet në Bruksel, pas atyre në Paris dhe San Bernardino, kanë nxitur një debat të nxehtë në lidhje me terrorizmin islamik në Shtetet e Bashkuara.

Shumë politikanë në Perëndim, duke përfshirë edhe dy favoritët republikanë, Donald Trump, dhe senatorin, Ted Cruz, kanë fokusuar fushatën e tyre në komunitetin mysliman, në kërkim të atyre që mund të jenë të prirur ndaj ekstremizmit fetar apo terrorizmit .

Por në një analizë të “Ëashington Post”, thekson se shpërthimet e fundit në Europë po kryhen nga një brez i ri terroristësh, pra ata nuk janë aspak ekstremistë fetarë të radikalizuar, por nuk janë as radikalë që janë kthyer në ekstremistë fetarë. Dhe sipas “Ëashington Post”, ky dallim është thelbësor.

Një studim nga Rik Coolsaet për Institutin Egmont të Belgjikës i veçon xhihadistët e rinj nga ata të Al Qaedës. Mosha mesatare e militantëve europian nga viti 2001 deri në vitin 2009 ishte 27.7, ndërsa sot, mosha e tyre është mesatarisht tek të 20-at.

Po ashtu, një dekadë më parë, indoktrinimi fetar shtynte radikalizmin, por tani realiteti tregon se vendimi për t’u bashkuar me Shtetin Islamik zakonisht është i papritur dhe impulsiv.

Për Olivier Roy, një dijetar francez te islamit, “radikalizimi i tyre lind rreth fantazisë se heroizmit, dhunës dhe vdekjes, por nuk lind nga sheriati apo nga utopia”.

Tabloja e re e terrorizmit tregon se xhihadistët tani janë të pasigurt për identitetin e tyre dhe në kontekstin që përballen me diskriminimin dhe përjashtimin nga shoqëria, ata zgjedhin të rebelohen, të kryejnë krime dhe më pas të ndjekin aventurën e fundit të ndaluar, ata i bashkohen xhihadit.

Top Channel