Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij Duke kritikuar qeverinë Tsipras për pasivitet dhe reagim të vonuar ndaj krizës së refugjatëve, që si rezultat ka krijuar një situatë thuajse jashtë kontrollit në veri të vendit, në kampin e Eidhomenit, gazeta greke “To Vima” bën me dije se Athina zyrtare ka nisur përpjekjet për një qasje të re ndaj fqinjëve të saj, Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Bullgarisë për zgjidhjen e kësaj krize.
Bëhet fjalë për një proces me dy faza që të ndërmarrë nga Ministria e Jashtme greke. Në fillim parashikohet një takim trepalësh me përfaqësues të Ministrive të Jashtme të Tiranës, Romës dhe Athinës në kryeqytetin grek në 7 prill. Më pas, një takim me krerët e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë në kryeqytetin helen.
Përsa i përket takimit të parë, kreu i diplomacisë greke, Kotzias ia ka propozuar si ide homologut të tij shqiptar, Bushati, gjatë takimit të fundit – thekson gazeta. Sipas “To Vima”, kjo lëvizje diplomatike ka ardhur si rezultat i shqetësimit nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Tiranës dhe Romës, më qëllim mbikëqyrjen e përbashkët të të gjithë brezit kufitar për valën e refugjatëve.
Sipas burimeve diplomatike të cilave iu referohet gazeta, kjo qasje me Shqipërinë dhe Italinë do ketë të bëjë me çështje që lidhen me shkëmbimin e informacionit nga organet policore, një bashkëpunim që i është kërkuar Greqisë nga SHBA prej një viti për shkak të fenomenit të hyrjes së xhihadistëve të huaj në Europë.
Qëllimi i Athinës është përgatitja e një takimi të gjerë ndërkombëtar për gjithë rajonin ballkanik, me temë kryesore përballimin e krizës së refugjatëve.
Top Channel