Reforma zgjedhore, PD dhe PS caktojnë ekspertët

04/04/2016 14:40

Mbledhja e parë pas konstituimit të komisionit parlamentar të reformës zgjedhore nisi me këmbë të mbarë. Konsensusi dominoi mbledhjen ku u caktuan dy ekspertë nga mazhoranca dhe opozita, ndërsa LSI, PDIU dhe PR përfaqësohen me nga një ekspert.

Detyra e tyre e parë e ngarkuar lidhet me listimin e vërejtjeve të renditura nga OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2013-s dhe lokalet e 2015-s.

Bashkim Fino propozoi pasjen e një prezence ndërkombëtare nga OSBE për të ndihmuar këtë reformë, propozim ky që është mirëpritur nga homologu i tij demokrat, Oerd Bylykbashi.

Demokratët e bënë të qartë se kriminalizimi i korrupsionit zgjedhor, duke e ndëshkuar akoma më shumë, do të jetë një ndër kërkesat më thelbësore prej tyre.

Republikani Fartmir Mediu kërkoi që të zbatohet një nen i Kodit aktual Zgjedhor numërimi elektronik. Anëtarët e komisionit ranë dakord për një seancë dëgjimore me kryetaren e KQZ-së në seancat e radhës.

Top Channel