
Referendumi i së shtunës ka marrë të gjithë vëmendjen e kupolës drejtuese në Partinw Socialiste, por edhe në bazë me qëllimin final një pjeswmarrje sa më masive.
Mësohet se deri të enjten, në qëndrat e votimit do të afishohen listat e anëtarësisë. Nënkryetari Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla e shikon referendumin si “ushtrim demokratik, të cilin kjo forcë politike, e fut në jetën politike të partive për herë të parë”. Ai theksoi se kjo zgjidhje e miratuar nga Kongresi do t’u japë fund debateve të brendshme për mandatin e kryetarit.
“Partia Socialiste është një gjë shumë e madhe ku vendimarrjet tona me rendësi të veçantë të jenë ekskluzivitet vetëm i forumeve drejtuese. Referendumi i kësaj fundjave në Partinë Socialiste, përveçse vendimarrja e përbashkët për një çështje me rëndësi të veçantë, është hapja e një rruge të re në përfshirjen e çdo anëtari të familjes sonë të madhe politike”, thotë Balla.
Socialistët me ‘PO’ ose ‘JO’ do t’i japin përgjigje pyejes “Kur PS është në qeveri dhe kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”.
PS nuk bëri fushatë për refendumin, i cili kundërshohet nga Ben Blushi dhe mbështetësit e tij, të cilët javën e shkuar nga Shkodra shpallën 20 arsye përse socialistët nuk duhet t’i përgjigjen thirrjes së Kongresit.
Top Channel