Nishani kthen “kamerat” për rishqyrtim në Kuvend

04/04/2016 13:15

Brenda pak ditësh, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka kthyer një tjetër ligj të cilësuar si të rëndësishëm Kuvendit, pasi, sipas tij, shkel Kushtetutën dhe të Drejtat e Njeriut.

Bëhet fjalë për ligjin “për masat shtesë të sigurisë publike”, i cili parashikon se të gjitha bizneset private dhe institucionet publike duhet të instalojnë kamera sigurie, të cilat, më pas, në rast të ngjarjeve kriminale, do të merren në administrim nga ana e Policisë së Shtetit.

“Përmes këtij ligji cënohet e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare e garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në argumentimin e Presidencës, e cila e ka kthyer këtë ligj për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë.

Top Channel