Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore Pakënaqësi të jashtëzakonshme tek qeveria greke kanë ngjallur kabllogramet konfidenciale të publikuara sot nga Wikileaks, në të cilat zbulohen bisedat e një telekonference të 13 ditëve më parë mes drejtorit te Çështjeve Europiane të FMN-së, Paul Thomsen dhe shefes së misionit në Athinë, Delia Velkouleskou dhe përgjegjësen e ekipit teknik të Fondit, Iva Petrova.
Biseda këto, të cilat minojnë vlerësimin e programit qeveritar nga ekspertët e kreditorëve që pritet të fillojë të hënën. “Nuk do të pranoj një paketë më të vogël masash. As që bëhet fjalë. Në të kaluarën vetëm një herë u morën masa dhe ndodhi kur grekët mbetën pa para dhe mund të falimentonin. Dhe ndoshta kjo është ajo që do të ndodhë përsëri”, duket se ka thënë Thomsen, i njohur në opinion grek si përfaqësuesi i parë dhe më i ashpër i FMN në Athinë në fillimet e krizës.
Por midis të tjerash, me tone ironike zyrtari i lartë i FMN duket se kërkon t’i bëjë shantazh Berlinit për të pranuar pozicionimet e organizmit financiar në çështjen e reduktimit të borxhit grek.
“Do t’i themi Merkelit, ‘ju duhet të mendoni se çfarë është më e kushtueshme, të vazhdoni pa FMN dhe më pas Bundestagu t’ju pyesë, FMN nuk është në bord? Apo të bëni një lehtësim të borxhit për të cilin ne si Fond besojmë se i duhet Greqisë, në mënyrë që të na mbani ende në bord’”, citohet Thomsen.
Greqia nuk do të lejojë askënd të luajë me fatet e vendit, ka qenë ndërkohë mesazhi i Athinës zyrtare, ndërsa menjëherë pas publikimit të lajmit që po bën xhiron e agjencive të huaja, kryeministri grek ka mbledhur urgjent ministrat e kabinetit të tij.
Zëdhënësja e qeverisë, Ollga Gerovasili, nga ana e saj ka kërkuar shpjegime nga Uashingtoni se, nëse kabllogramet janë të vërteta, atëherë Athina duhet të dijë nëse “qëllimi për krijimin e kushteve të falimentimit të Greqisë para referendumit në Britani, siç rezulton nga dialogu, është vërtet pozicionimi zyrtar i FMN-së”.
Top Channel