Ben Blushi i bëri thirrje socialistëve nga Shkodra të mos shkojnë në referendum. Blushi ka 20 arsye që i fton socialistët të bojkotojnë votimin.
“Duhet të kishte pasur zgjedhje për kryetarin ë Partisë Socialiste, por kjo nuk ndodhi. Të gjitha këto u zëvendësuar me një referendum, për të cilin më vjen keq ta them, por është një mundësi për të trukuar shumicën dhe pakicën brenda PS-së. Ky referendum është antistatutor”, tha Blushi.
Pas takimeve në Shkodër, së bashku me deputeten Mimoza Hafizi, ai këmbënguli në vazhdimin e betejës brenda Partisë Socialiste.
“Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo parregullsi dhe çdo tendencë arbitrariteti brenda Partisë Socialiste. Ne kemi akoma shpresa që me shumë socialistë, të cilëve i është mohuar mundësia për të folur dhe e drejta e votës, të kemi mundësi ta ndryshojmë Partinë Socialiste në dobi të Shqipërisë”, u shpreh Blushi.
Top Channel