Athina, mesazh Shkupit për refugjatët: Harrojeni BE-në dhe NATO-n

01/04/2016 00:00

Në kuadrin e një takimi me ministrin e Jashtëm boshnjak në Athinë, Presdienti grek Prokopis Pavlopoulos ka dashur të çojë një mesazh, që është adresuar kryesisht ndaj Shkupit.

“Ato vende ballkanike – ka deklaruar ai, – që nuk trajtojnë çështjen e krizës së refugjatëve në një bazë humane dhe sipas të drejtave njerëzore, të cilat përbëjnë dhe parimet e vlerat e BE-së, le të harrojnë të mendojnë ecurine e tyre drejt BE-së dhe NATO-s.

Deklarata është bërë në prani edhe të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij boshnjak, Igor Crnantak, ka deklaruar se Ministria e Jashtme greke merr përsipër një nismë diplomatike për krizën e refugjatëve, duke sjellë në të njëjtën tryezë bisedimesh për këtë çështje Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

“Ka filluar madje – sipas Kotzias, – organizimi i nje konference, që do të mbahet në fund të prillit në Selanik, me pjesëmarrjen e vendeve fqinje dhe që do të përgatisë një takim më të gjerë ndërkombëtar për rajonin”.

Top Channel