Një shpërthim i fuqishëm u raportua në një aeroport suedez këtë të enjte. Sipas mediave vendase, shpërthimi ka ndodhur në aeroportin Landvetter.
Të njëjta burime thonë se në mëngjes, policia mori një telefonatë që i lajmëronte për dy bomba të vendosura në periferi të Gotenborgut.
Raportimet janë kontradiktore. Disa media thonë se Landvetteri u evakuua nga njerëzit dhe stafi i tij dhe se në terren ndodhen forca të shumta policore që po punojnë për të zbuluar se çfarë fshihet në dy çanta të dyshimta.
Kompania që menaxhon aeroportin konfirmoi se ka marrë kërcënime për sulme me bombë, të ngjashme me ato të ndodhura në Bruksel pak ditë më parë.
Policia suedeze nuk ka dalë ende me një version zyrtar, ndërkohë që ka raportime të tjera që thonë se kanë ndodhur dy shpërthime dhe që të dyja kanë qenë të kontrolluara.
Top Channel