Ironizohet mungesa e Strazimirit. PS: Ku është Indiana Xhonsi?

31/03/2016 00:00

Mungesa e deputetit Gent Strazimiri u përdor si argument debati nga nënkryetari i grupit socialist Taulant Balla.

‎“Ku e keni Indiana Xhonsin tuaj? Ku e keni Strazimirin e famshëm? Pse nuk e sillni këtu? Çfarë dorëzoi dje Strazimiri? Pistoletën apo këllëfin e celularit? Kur një deputet i yni u akuzua për armëmbajtje pa leje, Partia Socialiste e përjashtoi nga radhët e veta. Pse nuk e përjashtoni ju Gent Strazimirin? Vini pa pikë turpi dhe thoni jashtë kriminelët”, u shpreh Balla.

Top Channel